
Pas takimit me kryeministrin britanik Keir Stramer, me të cilin diskutojë dhe çështjet e emigracionit, Giorgia Meloni do të pres sot në një takim kandidatin për kryeministër të Spanjës, presidentin e Paritsë Popullore, Alberto Nunez Feijoo.
Sipas mediave spanjolle Feijoo i cili këtë të enjte udhëton në Romë për t'u takuar me kryeministren Meloni për të mësuar më shumë rreth modelit të saj të emigracionit pasi sipas politikanit spanjoll ‘përzien ligjshmërinë dhe humanitetin’.
Po cilat janë masa e Melonit për të luftuar emigracionin e shkruan media spanjolla Lasexta?
Masa e vendosur në vitin 2022 parashikon detyrimin që varkat që transportojnë emigrantë të gjetur në det të kenë një leje për të mbërritur në tokë. Pasi të kenë lejen, mund të shkojnë në port, por në atë që është caktuar dhe që nuk plotëson gjithmonë kriteret e distancës.
Nga ana tjetër, bien në sy marrëveshjet që mban Italia - nëpërmjet Bashkimit Evropian (BE) - me Libinë dhe Tunizinë.
Në këto vende investohen shuma të caktuara parash për të luftuar migrimin e parregullt prej andej.
Një iniciativë që nuk pëlqehet as nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, duke pasur parasysh se respektimi i të drejtave të njerëzve është në rrezik.
Më i fundit është pakti i arritur me vendin fqinj, Shqipërinë. Për këtë është parashikuar ndërtimi i dy qendrave të paraburgimit me financim dhe siguri italiane, por në territorin shqiptar.
Pikërisht, qeveria italiane ka plane për ndërtimin e qendrave të reja të paraburgimit ku koha maksimale e qëndrimit për riatdhesimin do të zgjatet në 18 muaj./Versus.al







