BOTA /

I shiti dronë Kosovës, Vuçiç kritika Turqisë: Kërkoni të riktheni Perandorinë Osmane, s’doni paqe

Shkruar nga Versus

I shiti dronë Kosovës, Vuçiç kritika Turqisë:

Ditën e sotme në Kosovë mbërritën mijëra dronë luftarakë ‘’Skydagger’’ si pjesë e kontratës së nënshkruar me kompaninë turke Baykar vitin e kaluar. Dronët kamikazë të njohur si RTF janë të pajisura me mjete shpërthyese dhe mund të godasin objektiva lëvizëse dhe statike.

Megjithatë, ky lajm nuk i ka pëlqyer presidentit serb, Aleksandër Vuçiç pavarësisht se ky i fundit ka patur më herët kontrata me Turqinë për të marrë armë. Sipas Vuçiç, Turqia ëndërron ringjalljen e perandorisë Osmane dhe nuk do stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

“Jam i tmerruar nga sjellja e Turqisë dhe shkelja brutale e Kartës së OKB-së dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si dhe nga vazhdimi i armatosjes së Kosovës".

"Tani është plotësisht e qartë se Turqia nuk dëshiron stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe ëndërron të rivendosë përsëri Perandorinë Osmane. Serbia është një vend i vogël, por ne e kuptuam mirë mesazhin,” deklaroi Vuçiç. Versus.al

Poll