
Të paktën dy makina, njëra prej të cilave përmbante një bombol gazi, u dogjën në Francë të shtunën në mëngjes, pak para orës 08:30, përpara sinagogës Beth Yaacov në La Grande-Motte në Herault, duke shkaktuar një shpërthim që plagosi një oficer të policisë bashkiake. Pesë persona, përfshirë rabinin e sinagogës, ishin brenda ndërtesës fetare në këtë ditë Shabati, tha zyra kombëtare e prokurorisë antiterror, në një deklaratë për shtyp të shtunën në mesditë.

Një burrë i filmuar nga kamera e mbikqyrëse të sinagogës La Grande-Motte, u pa duke u larguar nga ambientet pas shpërthimit të zjarrit përpara ndërtesës fetare hebreje. Në pamjet e kamera e vëzhgimitshihet një burrë me shishe bosh në duar dhe me një flamur në ngjyrat e autoritetit palestinez rreth belit. Në një nga imazhet e video survejimit me ngjyra që qarkullon në rrjetet sociale dhe autenticitetin e së cilës e ka verifikuar AFP, burri, me fytyrën e zbuluar, ka vendosur një shall të kuqe në kokë dhe ka veshur një bluzë polo blu.
Shishet janë plastike. Ne mund të shohim, por jo qartë, një pistoletë në bel, e cila mund të jetë, sipas një burimi të afërt me rastin, një pistoletë 9 milimetërshe. Sipas pamjeve të video survejimit, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në këmbë, duke vrapuar.
“Po bëhet gjithçka për të gjetur autorin e këtij akti terrorist dhe për të mbrojtur vendet e adhurimit ”, siguroi presidenti francez Emmanuel Macron.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.
Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.
Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.
Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.
Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.
Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al

