
Irani e ka mbyllur përsëri Ngushticën e Hormuzit, duke bllokuar anijet cisternë të naftës të kalojnë nëpër këtë rrugë ujore, në hakmarrje për sulmet izraelite në Liban ku pretendon se po godet Hezbollahun.
Anijet cisternë të naftës që përpiqeshin të kalonin nëpër ngushticë morën mesazhe kërcënuese nga Marina Iraniane, sipas disa burimeve të transportit detar.
"Çdo anije që përpiqej të udhëtonte në det... do të shënjestrohet dhe do të shkatërrohet..." thuhej në mesazhin, i cili u mor nga disa anije.
Deri më tani mijëra persona kanë humbur jetën në Liban si pasojë e sulmeve izraelite. Mes viktimave ka qindra fëmijë dhe gra. Versus.al


