
Irani ka lëshuar një paralajmërim të fortë, duke deklaruar se çdo anije që i afrohet Ngushticës së Hormuzit do të konsiderohet objektiv ushtarak dhe mund të goditet.
Deklarata është bërë nga marina e Gardës Revolucionare, e cila është një nga strukturat kryesore ushtarake dhe ideologjike të vendit.
“Paralajmërojmë se asnjë anije, pa përjashtim, nuk duhet të largohet nga pozicionet e saj në Gjirin Persik dhe në Detin e Omanit. Çdo përpjekje për t’iu afruar Ngushticës së Hormuzit do të konsiderohet si bashkëpunim me armikun dhe anija në fjalë do të merret në shënjestër”, thuhet në deklaratën e publikuar nga media zyrtare Sepah News.
Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë për transportin e naftës, dhe çdo përshkallëzim në këtë zonë rrit ndjeshëm tensionet në rajon dhe në tregjet globale të energjisë.
Ky paralajmërim vjen në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, duke shtuar shqetësimet për sigurinë e lundrimit dhe stabilitetin ndërkombëtar.

