
Irani ka bërë të ditur një bilanc të ri të viktimave nga lufta që zgjati rreth gjashtë javë dhe përfshiu Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nga njëra anë dhe Irani nga ana tjetër.
Sipas Fondacionit të Martirëve në Iran, numri i të vdekurve ka arritur në 3,468 persona.
“Është hapur një dosje për 3,468 martirë që kanë rënë gjatë konfliktit të fundit”, deklaroi kreu i këtij institucioni, Ahmad Moussavi, sipas agjencisë Isna.
Një bilanc i mëparshëm i publikuar më 12 prill nga Organizata e Mjekësisë Ligjore në Iran raportonte 3,375 viktima.
Ndërkohë, organizata Human Rights Activists News Agency me bazë në SHBA ka dhënë një shifër edhe më të lartë, duke raportuar të paktën 3,636 të vdekur deri më 7 prill. Sipas saj, mes viktimave janë 1,701 civilë, përfshirë të paktën 254 fëmijë, 1,221 ushtarakë dhe 714 persona me status të papërcaktuar.
Pas përfundimit të përleshjeve, një armëpushim dyjavor ka hyrë në fuqi më 8 prill, ndërsa aktualisht janë duke u zhvilluar diskutime për nisjen e negociatave mes SHBA-së dhe Iranit për arritjen e një paqeje të qëndrueshme.
Megjithatë, për shkak të kufizimeve ndaj mediave, këto shifra nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur nga burime ndërkombëtare.

