
Presidenti i SHBA, Donald Trump reagoi pas deklaratës së presidentit Masoud Pezeshkian i cili kërkoi falje tek vendet fqinje për sulmet e ditëve të fundit. Sipas Trump Irani iu dorëzua vendeve të rajonit dhe kjo përbën humbjen e parë të Iranit në mijëra vite. Ndërkohë kërcënoi se sot do të nisë një sulm i egër ndaj pozicioneve dhe njerëzve që nuk ishin planifikuar më herët gjatë operacionit luftarak.
"Sot Irani do të goditet shumë fort! Po shqyrtohet seriozisht shkatërrimi i plotë dhe vdekje e sigurt për zona dhe grupe njerëzish që deri në këtë moment nuk ishin konsideruar si objektiva, për shkak të sjelljes së keqe të Iranit", shkruan Donald trump në një reagim në rrjetin social Truth. Versus.al

