
Një video me protagonistë një profesor në institutin teknik “ITIS” në Parma është bërë virale pasi disa nxënës adoleshentë e dhunuan në ambientet pranë shkollës.
Pamjet, të shpërndara gjerësisht në rrjet, tregojnë mësuesin teksa dhunohet nga disa nxënës, ndërsa një koleg i tij ndërhyn për ta mbrojtur dhe neutralizon një prej të rinjve.
Tre nxënës janë pezulluar për 30 ditë, por profesori 63-vjeçar ka refuzuar të bëjë kallëzim penal ndaj tyre.
“Më mbajtën për dy orë në komisariat duke u përpjekur të më bindnin të denoncoja. Pothuajse më lutën ta bëja. Por unë e kam thënë dhe e përsëris: asnjë denoncim”, deklaroi ai. Versus.al

