Izraeli duhet të marrë "të gjitha masat e nevojshme për të mposhtur Hamasin në Rripin e Gazës, tha sot Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz."
Mposhtja e Hamasit në Gaza, ndërkohë që krijohen kushtet për kthimin e pengjeve, janë qëllimet kryesore të luftës në Gaza dhe ne duhet të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për t'i arritur ato", tha Katz.
Ministri do ta "paraqesë këtë qëndrim më vonë sot" kryeministrit Benjamin Netanyahu, dhe anëtarëve të kabinetit të tij, sipas një deklarate nga shërbimet e tij. Mbledhja e këshillit të sigurisë izraelite më vonë gjatë ditës është njoftuar nga media, pa u konfirmuar zyrtarisht mbajtja e saj deri më tani. Katz vizitoi trupat në Rripin e Gazës, gjatë së cilës ai shpjegoi se "ka formuar pikëpamjen e tij mbi hapat e sigurisë dhe politikë që Izraeli duhet të ndërmarrë për të siguruar arritjen e qëllimeve të luftës".
"Sapo udhëheqja politike të ketë marrë vendimet e nevojshme, ushtria, siç ka bërë në të gjitha frontet e luftës deri më tani, do të zbatojë politikën e vendosur në një mënyrë profesionale", tha ministri, sipas deklaratës.
“Ne duhet të garantojmë sigurinë e komuniteteve izraelite duke ruajtur një prani të përhershme të ushtrisë izraelite në një zonë periferike sigurie në pikat strategjike në Gaza, nga ku mund të parandalohen sulmet ndaj komuniteteve dhe kontrabanda e armëve në Gaza”, - tha ai.







