BOTA /

Izraeli hedh "trakte" mbi Gaza me foton e trupit të Sinwarit dhe një mesazh për Hamasin

“Kushdo që lëshon armët dhe i dorëzon pengjet do të lejohet të largohet dhe të jetojë në paqe”, thuhet në fletushkën e shkruar në arabisht.

Shkruar nga Versus

Izraeli hedh "trakte" mbi Gaza me foton e trupit të Sinwarit dhe

Avionët e Izraelit kanë lëshuar fletushka mbi Gazën jugore të shtunën, me foton e shefit të vdekur të Hamasit, Yahya Sinwar, me mesazhin se “Hamasi nuk do ta udhëheqë më Gazën”.

Kjo lëvizje erdhi pasi sulmet izraelite vranë të paktën 32 persona në Rripin e Gazës dhe ushtria rrethoi spitalet në Jabalia në veri, kanë thënë zyrtarët palestinezë.

“Kushdo që lëshon armët dhe i dorëzon pengjet do të lejohet të largohet dhe të jetojë në paqe”, thuhet në fletushkën e shkruar në arabisht.

Izraeli e ka quajtur triumf të madh vrasjen e liderit të Hamasit. Vrasja e Sinwarit nga forcat izraelite është një kthesë dramatike në luftën brutale njëvjeçare në Gazë. Sinwar vlerësohet se ka qenë arkitekti i sulmit të Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar në jug të Izraelit, gjatë të cilit janë vrarë 1200 persona, ndërsa janë marrë afro 250 pengje. Sulmi ka qenë fillim i luftës në Gazë e që tash është shtrirë edhe në Liban. Vrasja e tij është konfirmuar të premten edhe nga vetë grupi Hamas.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: