
Pas 10 ditësh në kushte mikrograviteti gjatë misionit Artemis II, astronautët do t’i nënshtrohen një sërë kontrollesh mjekësore për të vlerësuar gjendjen e tyre fizike pas kthimit në Tokë.
Një nga testet më të rëndësishme do të jetë një lloj “kursi pengesave”, i cili përdoret për të parë se sa mirë trupi i tyre po përshtatet sërish me gravitetin e Tokës. Qëndrimi në hapësirë për disa ditë ndikon në muskuj, ekuilibër dhe koordinim, ndaj kjo fazë është thelbësore për rikuperimin.
Më pas, ekuipazhi do të udhëtojë drejt Houston, ku do të ribashkohet me familjarët e tyre pas përfundimit të këtij misioni të rëndësishëm.
Sipas të dhënave nga NASA, astronautët pritet të mbërrijnë në Ellington Field mes orës 15:00 dhe 20:00 sipas orës lokale të SHBA-ve këtë të shtunë.

