BOTA /

"Jo të gjithë në botë i dënojnë sulmet", Zelensky: Ja sesi Putin po mundohet të fitojë kohë

Sipas presidentit ukrainas, Rusia po përdor metodën "përça dhe sundo".

Shkruar nga Versus

"Jo të gjithë në botë i dënojnë sulmet",

Ukraina i ka mbijetuar një tjetër sulmi kriminal nga Rusia, i cili la 80 persona të plagosur dhe katër të vrarë. Megjithatë, jo të gjithë në botë i dënojnë sulme të tilla. Rusët po përpiqen vazhdimisht ta ndajnë botën në mënyrë që të parandalojnë rritjen e presionit për luftë.

Kështu u shpreh presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë një video-fjalimi të drejtuar kombit.

“Një sulm rus në qytete të zakonshme. Më shumë se 400 dronë, mbi 40 raketa. Një pjesë e konsiderueshme u rrëzua. Por jo të gjitha. Dhe, për fat të keq, jo të gjithë në botë i dënojnë sulme të tilla. Dhe kjo është pikërisht ajo që Putini po shfrytëzon. Ai po blen kohë për të vazhduar luftën”, ka thënë Zelensky.

Sipas tij, rusët po përpiqen vazhdimisht ta ndajnë botën në disa boshte në mënyrë që të parandalojnë rritjen e presionit mbi luftën e tyre.

“Diplomacia duhet të funksionojë, duhet të ketë garanci sigurie, duhet të arrihet paqja dhe kjo kërkon hapa fillestarë, përfshirë një armëpushim. Ne duhet të ushtrojmë presion mbi Rusinë që kjo të ndodhë dhe që sulmet të ndalen”- shtoi më tej presidenti ukrainas. Versus.al

Poll