Një lajm tragjik dhe plot mister po trondit komunitetin ndërkombëtar të udhëtarëve: Michele Ann Joy Bourda, një britanike 59-vjeçare, u gjet e vdekur pas më shumë se një muaji që prej momentit kur u zhduk në plazhin Ofrynio në Kavala, Greqi, më 1 gusht, ndërsa bashkëshorti i saj, Chris Bourda, po flinte mbi një shezlong pranë saj. Trupi i Michele u gjet në ishullin e vogël të Fidonisit, rreth 40 kilometra larg vendit të zhdukjes, pa kokw dhe i ngrwnw nga peshqit.
Identifikimi u bë praktikisht 99% sipas policisë bazuar në kostumin e banjës, ndërkohë që trupi ishte pjesërisht i dekompozuar. Një autopsi është planifikuar për të përcaktuar shkakun e vdekjes dhe përfundimisht për të konfirmuar identitetin.
Chris Bourda kritikoi ashpër vonasat e autoriteteve greke, duke akuzuar policinë për mungesë veprimi në fillim të hetimit të zhdukjes. Ai përgënjeshtroi pretendimet e hershme të policisë se bashkëshortja mund të kishte ikur me dikë tjetër, duke e cilësuar si "budallallëk" pasi ajo minimalisht nuk do të largohej pa ilaçet, paratë apo syzet e saj.
Kjo ngjarje ka ndezur debate mbi reaksionin publik ndaj turistëve të huaj, si dhe mungesën e mbështetjes së mjaftueshme për njerëzit me probleme psikologjike, çka për Michele ishte një shqetësim i njohur.
Ambasada britanike në Athinë konfirmoi se është duke mbështetur familjen dhe është në kontakt me autoritetet greke. / Versus/







