BOTA /

Kancelari gjerman Olaf Scholz telefonon Putinin, "efekti Trump" tashmë ka filluar

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka zhvilluar ditën e sotme, 15 nëntor një bisedë me presidentin rus Vladimir Putin për herë të parë pas dy vitesh. Sipas medias gjermane Bild biseda ka zgjatur përreth një orë. 

Shkruar nga Versus
Kancelari gjerman Olaf Scholz telefonon Putinin, "efekti Trump"
Olaf Scholz, Vladimir Putin

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka zhvilluar ditën e sotme, 15 nëntor një bisedë me presidentin rus Vladimir Putin për herë të parë pas dy vitesh. Sipas medias gjermane Bild biseda ka zgjatur përreth një orë.  ‘Kancelari i kërkoi Rusisë të jetë e gatshme të negociojë me Ukrainën. Qëllimi është një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme’ thuhet në një deklaratë për shtyp nga zyra federale.

Shcolz gjithashtu theksoi vendosmërinë e Gjermanisë për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj për t'u mbrojtur nga agresioni rus për aq kohë sa është e nevojshme dhe i bëri thirrje Putinit që të tërheqë trupat nga Ukraina, shkruan Bild.

Ndërsa sipas Kremlinit, Putini nga ana e tij kërkoi që një marrëveshje paqeje duhet të pasqyrojë ‘realitetet e reja territorial.’ Sipas zëdhënësit të tij, Scholz ishte koordinuar me presidentin e Ukrainës Volodymyr Selenskyj (46 vjeç) përpara telefonatës. 

Ndërsa media italiane Corriere dell Sera shkruan se tani mund të thuhet se nisma e Scholz është pasoja e parë e rëndësishme ndërkombëtare e fitores së Donald Trump.

Corriere shton më tej se është e vërtetë se falë kësaj telefonate të gjatë, Putini pushon së qeni një ‘viktimë e murtajës’ për diplomacinë evropiane, ai tashmë është një lider me të cilin mund të komunikohet.

Trump ka deklaruar disa herë gjatë fushatës së tij presidenciale se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë brenda 24 orëve nga marrja e detyrës por pa e specifikuar se si do ta realizonte këtë.

Pas SHBA-ve, Gjermania është mbështetësi më i madh i Ukrainës. Megjithatë, Scholz rregullisht thekson se duhet të parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm dhe përfshirja e drejtpërdrejtë e Perëndimit në luftë. Kjo është arsyeja pse Scholz refuzon të lejojë Ukrainën të sulmojë objektivat në territorin rus me armë gjermane./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: