BOTA /

Kërkesë e pazakontë divorci ! ChatGPT i lexoi filxhanin gruas dhe ‘zbuloi’ që ai po e tradhton

Kërkesa e parë e divorcit bazuar në një përgjigje të dhënë nga Inteligjenca Artificiale, nëpërmjet ChatGPT, ka ndodhur në Greqi.

Shkruar nga Versus

 

Kërkesë e pazakontë divorci ! ChatGPT i lexoi filxhanin gruas dhe

Kërkesa e parë e divorcit bazuar në një përgjigje të dhënë nga Inteligjenca Artificiale, nëpërmjet ChatGPT, ka ndodhur në Greqi.

Konkretisht, një grua vendosi të bënte kërkesë divorci nga bashkëshorti i saj pas 12 vitesh martesë, me të cilin ka dy fëmijë, sepse i kërkoi ChatGPT t’i lexonte për kafen, ku ‘zbuloi’ se ai po e tradhtonte.

Me përgjigjen e aplikacionit të AI në dorë, gruaja e përzuri burrin nga shtëpia dhe bëri kërkesë për divorc, me atë që ende përpiqej të kuptonte saktësisht se çfarë kishte ndodhur, shkruan Protothema.gr.

"Gruaja ime prej 12 vitesh merret herë pas here me ‘trende’ të ndryshme. Muajt ​​e fundit, si pjesë e një trendi viral, ajo bëri dy kafe greke dhe më tha se “për të qeshur” pasi i pimë, duhet t’i bëjmë një foto filxhaneve dhe të pyesim chatGPT të na tregojë filxhanin.


Në kafenë e saj, konkluzioni i “shkencës” ishte se po e tradhtoja me një grua të re” - është shprehur burri.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: