POLITIKË /

“Na duhen 5 milionë njerëz”, sipërmarrësja në Elbasan: Kapanonet t’i bëjmë konvikte për të huajt

Sipërmarrësja pretendoi se punëtorët paguhen me rroga të larta, por nuk ka cilësi prej tyre.

Shkruar nga Versus

“Na duhen 5 milionë njerëz”, sipërmarrësja

Gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me bizneset në Elbasan, një grua sipërmarrëse ngriti shqetësimin që tashmë është bërë i zakonshëm, mungesa e krahut të punës dhe cilësisë së punëtorëve.

Ajo propozoi që kapanonet që gjenden në Elbasan të kthehen në konvikte për punonjësit e huaj ku të trajnohen dhe të mësojnë gjuhën shqipe e më pas të punësohen. Sipërmarrësja pretendoi se rrogat që japin janë të larta, por nuk ka cilësi te punëtorët.

“Një pikë që e kemi emergjente, ështëse ne kemi gjithë këto kapanone. Pse të mos i kthejmë në konvikte? T’u mësojmë shqip të huajve. Ne kemi nevojë për 5 milionë njerëz, nuk kemi njerëz. Burimet njerëzore që kemi aktualisht, 1 mijë madje më shumë, por nuk kemi cilësinë e duhur. Ne ua japim rrogat e larta, por kemi nevojë për njerëz. Pra këtë zonë ta bëjmë konvikt, t’i marrim këto të huajt t’i trajnojmë”- u shpreh sipërmarrësja. Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: