POLITIKË /

“Pse më shkel syrin”, Rama-Llatjas për ankesën e qytetares: Mos i bëj presion, ta kishe zgjidhur

Shkruar nga Versus
“Pse më shkel syrin”, Rama-Llatjas për ankesën e
Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja dhe kryeministri Edi Rama

Gjatë takimit të Ramës me bizneset në Elbasan, një prej sipërmarrëseve u ngrit për të folur edhe mbi një shqetësim që kanë fëmijët me aftësi ndryshe në shkallët e shkollës ku bëjnë mësim.

“Mbi 63 fëmijë me aftësi ndryshe, aktualisht janë tek muzeumi ku është bërë kongresi i shkollës normale në Elbasan.  Ju ftoj të vini një mëngjes sesi ngjiten ata fëmijë në ata shkallë të muzeumit me ato mësuese heroina që i mbajnë në krahë. Është e patolerueshme sot që Shqipëria kërkon të hyjë në BE dhe ato fëmijë nuk kanë kushtet e duhura”- u shpreh qytetarja.

Kryeministri teksa po përpiqej t’i kthente përgjigjie qytetares, pati edhe kritika për kryebashkiakun Gledian Llatjan të cilit i tha se duhej ta kishte zgjidhur me kohë problemin. Ndërsa i dha fjalën qytetares së në shtator do të zgjidhet edhe shqetësimi për fëmijët.

“Nuk e kuptova këtë punën e shkallës, si është? (Ndërhyn Llatja) Po çfarë do më thuash ti? Nuk ke çfarë më thua tani, pse më shkel syrin? Ti duhet ta kishe bërë që të mos vinte dita që t’ma thoshte ajo. Tani që ma tha ajo, nuk ma fut dot ti se me tha ajo. Ti duhet ta kishe bërë që të mos vinte dita t’ma thoshte.

Të ka thënë kryebashkiaku që do e zgjidhni në shtator? (Llatja kthehet pas) Jo jo ti ktheje kokën këtej mos i bëj presion asaj. Tani e dëgjove… do lirohet në shtator dhe do zgjidhet ajo çështje”- u përgjigj Rama. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: