BOTA /

Po dilte nga një qendër diagnostike, ekzekutohet brutalisht kreu i mafies greke

Ai u qëllua disa herë, disa prej të cilave e goditën në fytyrë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, shkruajnë mediat greke.

Shkruar nga Versus

Po dilte nga një qendër diagnostike, ekzekutohet brutalisht kreu i

Greqi- Një ekzekutim brutal me karakteristika mafioze ka ndodhur pasditen e së enjtes në periferi të Athinës ku viktima është kreu i mafie greke Giorgos Moschouris.

Moschouris, i cili në jetën e natës njihej me pseudonimin “Thamnakias”, sapo kishte dalë nga qendra private diagnostike, kur disa persona ende të paidentifikuar nga policia dhe që ndodheshin një automjet i janë afruar dhe e kanë “qëlluar” me kallashnikov. 

Ai u qëllua disa herë, disa prej të cilave e goditën në fytyrë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, shkruajnë mediat greke.

Po dilte nga një qendër diagnostike, ekzekutohet brutalisht kreu i

Në vendin e vrasjes u gjetën shumë gëzhoja, ndërsa pak kohë më vonë pak metra më tutje vendit të ngjarjes u gjet një automjet i djegur i cili dyshohet se është makina e autorëve.

Policia greke po shqyrton seriozisht mundësinë e larjes së hesapeve brenda krimit të organizuar, pasi Moschouris i kishte mbijetuar një atentati në vitin 2020 në Voula, jashtë një pastiçerie të njohur. 

Zona vijon të jetë e rrethuar, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve janë duke u zhvilluar.

Policia greke ka sekuestruar pamjet e kamerave  të sigurisë dhe deklaratat e dëshmitarëve të cilët ndodheshin aty në kohën kur u krye atentati mafioz. /Versus.al

Po dilte nga një qendër diagnostike, ekzekutohet brutalisht kreu i

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: