Në një intervistë për Radar.al, ish-miku i artistit shqiptar njëkohësisht dhe ish-banorit të “BBVA4” Jozefin Marku, këngëtari i njohur Labinot Rexha ka zbuluar se si miqësia e tyre e vjetër u shndërrua në “një armiqësi”.
Nga dy miq që së bashku performonin nëpër klubeve të natës në Zvicër te një distancim i papritur nga njëri-tjetri që përfundoi me një “unfollow” në Instagram dhe ofendime të shumta.
Teksa komentoi situatën e bujshme të ndodhur në prime-n e “BBVA4” që u kritikua gjerë e gjatë në rrjet, Rexha zbulon se i gjithë problemi i ish-mikut të tij, Jozefin Markut, qëndron tek pjesa e besimit fetar.
“Jozefin Marku nuk e ka problemin me këndimin, sepse nuk e vlerësoj unë nëse ai është më i keqi apo më i miri. Ai e ka patur problemin gjithmonë me fenë. Edhe në diskotekë me aq se e kam njohur dhe kemi diskutuar ai e ka patur problem fenë islame” u shpreh Rexha.
Pse nuk duhet të qendroni në dush më shumë se 20 minuta
“Unë e kam përkrahur me gabimin e parë që ai ka bërë sepse për mua nuk është një person i keq. Nuk e meriton këtë gjë që bëri. Ai ishte në kulmin e karrierës së tij sepse mund të përfitonte më shumë nga pjesëmarrja në “BBVA4” shtoi më tej këngëtari.
Më tej artisti zbulon se ish-miku i tij, Jozefin Marku, e hoqi nga lista e shoqërisë në rrjet pasi u bë pjesë e “BBVA4” edhe pse ishte ky personi që e përkrahu Jozin në rrugëtimin e tij në muzikë.
Labinot Rexha: Jozefini më ka hequr i pari followin pasi u fut në “BBVA4” dhe më ka ofenduar shumë rëndë. Ai e din që nuk ka patur emër dhe nuk e ka njohur as fisi apo komshiu I tij që këndon. Dhe unë e kam ndihmuar shumë dhe kam folur fjalët më të mira te pronarët. Unë kam patur dhe kam emër më të madh se ai.








