Live Updates /

PS plan për “paqe fiskale" me bizneset, falje e detyrimeve 10 vjeçare! Sipërmarrësit-Ramës: Na duhen njerëz! Paguajmë, por s’ka cilësi

*Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit dhe sipërmarrësit në Elbasan ku u shpalos edhe propozimi i “paqes fiskale” me bizneset. *Ministrja e Sipërmarrjes Delina Ibrahimaj tha se bëhet fjalë për falje të detyrimeve mbi 10 vjeçare dhe fshirja e gjobave dhe kamatvonesave për 5 vitet e fundit nëse paguhet detyrimi kryesor. *Gjatë takimit disa prej sipërmarrëvse parashtruan vështirësitë e tyre. Ndërsa në një moment vuri në siklet edhe kryebashkiakun Gledian Llatja lidhur me një kërkesë të njërës prej të pranishmeve në takim. *Ndërsa njëra prej sipërmarrëseve, habiti me propozimin e saj për kthimin e kapanoneve në konvikte për punëtorët e huaj në mënyrë që të mësojnë shqip dhe të trajtohen duke deklaruar se bizneset kanë nevojë për “5 milionë njerëz”.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
4 ORE ME PARE

“Na duhen 5 milionë njerëz”, sipërmarrësja në Elbasan: Kapanonet t’i bëjmë konvikte për të huajt

PS plan për “paqe fiskale" me bizneset, falje e detyrimeve 10

Gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me bizneset në Elbasan, një grua sipërmarrëse ngriti shqetësimin që tashmë është bërë i zakonshëm, mungesa e krahut të punës dhe cilësisë së punëtorëve.

Ajo propozoi që kapanonet që gjenden në Elbasan të kthehen në konvikte për punonjësit e huaj ku të trajnohen dhe të mësojnë gjuhën shqipe e më pas të punësohen. Sipërmarrësja pretendoi se rrogat që japin janë të larta, por nuk ka cilësi te punëtorët.

“Një pikë që e kemi emergjente, ështëse ne kemi gjithë këto kapanone. Pse të mos i kthejmë në konvikte? T’u mësojmë shqip të huajve. Ne kemi nevojë për 5 milionë njerëz, nuk kemi njerëz. Burimet njerëzore që kemi aktualisht, 1 mijë madje më shumë, por nuk kemi cilësinë e duhur. Ne ua japim rrogat e larta, por kemi nevojë për njerëz. Pra këtë zonë ta bëjmë konvikt, t’i marrim këto të huajt t’i trajnojmë”- u shpreh sipërmarrësja. Versus.al

View this post on Instagram
 
A post shared by Versus.al (@versusalbania)

4 ORE ME PARE

“Pse më shkel syrin”, Rama-Llatjas për ankesën e qytetares: Mos i bëj presion, ta kishe zgjidhur

PS plan për “paqe fiskale" me bizneset, falje e detyrimeve 10
Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja dhe kryeministri Edi Rama

Gjatë takimit të Ramës me bizneset në Elbasan, një prej sipërmarrëseve u ngrit për të folur edhe mbi një shqetësim që kanë fëmijët me aftësi ndryshe në shkallët e shkollës ku bëjnë mësim.

“Mbi 63 fëmijë me aftësi ndryshe, aktualisht janë tek muzeumi ku është bërë kongresi i shkollës normale në Elbasan.  Ju ftoj të vini një mëngjes sesi ngjiten ata fëmijë në ata shkallë të muzeumit me ato mësuese heroina që i mbajnë në krahë. Është e patolerueshme sot që Shqipëria kërkon të hyjë në BE dhe ato fëmijë nuk kanë kushtet e duhura”- u shpreh qytetarja.

Kryeministri teksa po përpiqej t’i kthente përgjigjie qytetares, pati edhe kritika për kryebashkiakun Gledian Llatjan të cilit i tha se duhej ta kishte zgjidhur me kohë problemin. Ndërsa i dha fjalën qytetares së në shtator do të zgjidhet edhe shqetësimi për fëmijët.

“Nuk e kuptova këtë punën e shkallës, si është? (Ndërhyn Llatja) Po çfarë do më thuash ti? Nuk ke çfarë më thua tani, pse më shkel syrin? Ti duhet ta kishe bërë që të mos vinte dita që t’ma thoshte ajo. Tani që ma tha ajo, nuk ma fut dot ti se me tha ajo. Ti duhet ta kishe bërë që të mos vinte dita t’ma thoshte.

Të ka thënë kryebashkiaku që do e zgjidhni në shtator? (Llatja kthehet pas) Jo jo ti ktheje kokën këtej mos i bëj presion asaj. Tani e dëgjove… do lirohet në shtator dhe do zgjidhet ajo çështje”- u përgjigj Rama. Versus.al

5 ORE ME PARE

“Fshirje e borxheve 10 vjeçare”, PS propozon “paqe fiskale” me bizneset! Ja sesi mund të përfitojnë

PS plan për “paqe fiskale" me bizneset, falje e detyrimeve 10
Delina Ibrahimaj, ministre e Sipërmarrjes

Partia Socialiste ka prezantuar sot planin për “paqe fiskale” me biznesin. Gjatë një takimi me bizneset në Elbasan, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, ministrja e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj tha se qeveria propozon marrjen e disa politikave për të lehtësuar pasojat që bizneset kanë pasur nga krizat e ndryshme globale.

Ibrahimaj shpjegoi se do të ketë fshirje të detyrimeve 10 vjeçare të bizneseve.

“Ajo çfarë parashikon paqja fiskale lidhet me detyrimet dhe kamatvonesat. Vitet e fundit biznesit shqiptar i është dashur të përballojë tërmetin, pandeminë, krizën e çmimeve dhe pavarësisht se kemi dalë me kokën lartë, ka pasur biznese që i kanë vuajtur. Kjo na detyron të marrim një masë me qëllim lehtësimin e atyre problematikave. Propozojmë të fshijmë të gjitha borxhet, detyrimet 10 vjeçare për bizneset”- u shpreh mes të tjerash Ibrahimi.

Propozimi tjetër është fshirja e gjobave dhe kamatvonesave për 5 vitet e fundit nëse paguhet detyrimi kryesor. Si dhe fshirja e 25% prej borxhit tatimor nëse paguhet me këste brenda një viti. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: