Në një zonë shkëmbore të plazhit Agia Marina në Symi të Greqisë (ishull), ku ishin përqendruar kërkimet për prezantuesin e zhdukur të BBC-së, trupi i Michael Mosley u gjet pas pesë ditësh.
Çadra që ai mbante në dorë ditën që u zhduk u gjet pranë tij, ndërsa ai mbante edhe një orë dixhitale. Pak pas orës 14:00, të së enjtes mbërriti nga Rodosi në Symi mjeko-ligjor.
Kryebashkiaku i Symi-t, Lefteris Papakaloudakas, kishte hipur në varka me gazetarët për t’u treguar atyre vendet e rrezikshme. Atje, duke filmuar me kamera, pikasën trupin e prezantuesit 67-vjeçar, që dyshohet se ndodhej në atë vend për të bërë video me pamje nga zona.
Në varkë ndodhshin gazetarë nga disa media dhe televizione greke, si dhe kolegët e tij nga mediat e huaja dhe BBC. Sipas përshkrimeve, trupi i prezantuesit britanik nuk ishte i dukshëm me sy të lirë, por u “kap” nga kamerat e telefonave celularë, të cilët regjistruan pamjet dhe u desh të “zmadhonin” në vendngjarje.







