BOTA /

Kroacia kufizon çmimin e naftës: Jo më shumë se 1.55 €! Kryeministri: Mbrojmë standartet e qytetarëve

Shkruar nga Versus

Kroacia kufizon çmimin e naftës: Jo më shumë se 1.55

Qeveria kroate ka vendosur çmime maksimale për produktet e naftës me pakicë duke u bërë vendi i parë në Evropë që kufizon çmimin e kraburantit pas luftës në Lindjen e Mesme. 

Masa do të zbatohet duke filluar nga e marta dhe do të mbetet në fuqi për të paktën dy javë. Kryeministri Andrej Plenkoviç ka thënë se çmimi i benzinës do të kufizohet në 1.50 euro për litër, ndërsa i naftës në 1.55 euro për litër. Ai shtoi se pa masat qeveritare, çmimet do të ishin rritur përkatësisht në 1.55 euro dhe 1.72 euro.

Kroacia më parë kishte rregulluar çmimet e karburantit pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, por i dha fund masave korrikun e kaluar. Versus.al

Poll