BOTA /

Kryeministri britanik në Itali, Meloni: Folëm për protokollin Itali-Shqipëri. Zgjidhje të reja për emigrantët

Gjatë konferencës për shtyp Meloni u shpreh se ka folur për kryeministrin britanik dhe për menaxhimin e emigrantëve dhe për protokollin Itali-Shqipëri për të cilin sipas saj qeveria britanike i kushton shumë vëmëndje.

Shkruar nga Versus

Kryeministri britanik në Itali, Meloni: Folëm për protokollin

Pas takimit kokë më kokë në Romë kryeministri britanik Keir Stramer së bashku me homologen e tij italiane Giorgia Meloni kanë dhënë një deklaratë për mediat.

Gjatë konferencës për shtyp Meloni u shpreh se ka folur për kryeministrin britanik dhe për menaxhimin e emigrantëve dhe për protokollin Itali-Shqipëri për të cilin sipas saj qeveria britanike i kushton shumë vëmëndje.

‘Jemi dakort edhe për faktin se nuk duhet të kemi frikë të eksplorojmë zgjidhje të reja për menaxhimin e emigrantëve. Folëm dhe për protokollin Itali-Shqipëri për të cilin qeveria britanike i kushton shumë vëmëndje, dhe ne ofruam element për të kuptuar dhe më mirë këtë mekanizëm. Ne jemi dakort që gjëja e parë që duhet bërë është të intesifikojmë luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore duke kombinuar përpjekjet e sigurisë, bashkëpunimin mes forcave të policisë dhe shërbimeve të inteligjencës, duke synuar në zemër të këtij trafikimi: ndiqni paratë, si dy gjyqtarë të mëdhenj antimafia, Falcone dhe Borsellino do të kishte thënë” është shprehur kryeministrja italiane Giorgia Meloni. 

Pyetjes se kur do të hapen qendrat për emigrantët në Shqipëri Meloni u shpreh para gazetarëve:

Ne jemi duke punuar për këtë projekt me seriozitet të jashtëzakonshëm. Do të duhen edhe disa javë që të jetë perfekt. Do të kisha preferuar që të fillonte më herët por ne i kemi sytë e botës të fokusuar tek kjo nismë. Nëse duhen pak më shumë ditë nuk më intereson.

Ndërsa kryeministri britanik Starmer, që këtë cështje e ktheu në boshtin e takimit të tij kryeministren Giorgia Meloni, e pohoi dhe vetë që nxitjen e ka marrë pikërisht nga nisma e procesimit të kërkesave për azil në qendrën e Gjadrit, të emigrantëve të shpëtuar në det.

“Jam këtu për të diskutuar mbi  këtë qendër koordinimi dhe për të trajtuar me kryeministren cështjen e emigracionit të paligjshëm. Dhe këtu dua të them se ka pasur një reduktim dramatik, ndaj dua ta kuptoj më mirë si ndodhi kjo. Unë vetë e kam besuar prej kohësh se parandalimi dhe frenimi i i njerëzve që udhëtojnë në radhë të parë është një nga mënyrat më të mira për t’u marrë me këtë çështje të veçantë.”

I pyetur sakaq më konkretisht lidhur me skemën e Italisë në Shqipëri, Starmer sipas The Independent u përgjigj:

“Të shohim. Më intereson se si funksionon kjo, si gjithë të tjerët.Por është ende shumë herët për të dalë me një përfundim”.

Pak ditë më parë, qeveria laburiste anulloi planin prej 700 milionë paundë të konservatorëve të larguar nga pushteti, me pretekstin se nuk po reduktonte hyrjet ilegale nga ngushtica me Francën, ndërkohë që një debat i ri, sipas mediave britanike, është duke lindur me Gjermaninë që kërkon të marrë ambientet e ndërtuara nga Anglia ne Ruanda, për të tentuar vetë një skemë të ngjashme./Versus.al

 

Poll