BOTA /

Kthehuni pas! Qeveria izraelite urdhëron ushtrinë të ndalojë anijen që çon Greta Thunberg e aktivistë të tjerë për në Gaza

“Shteti i Izraelit nuk do të lejojë askënd të shkelë bllokadën detare të Gazës, qëllimi kryesor i së cilës është të parandalojë transferimin e armëve te Hamasi, një organizatë terroriste vrasëse që mban pengje dhe kryen krime lufte” - tha ministri i Mbrojtjes i qeverisë izraelite

Shkruar nga Versus

Kthehuni pas! Qeveria izraelite urdhëron ushtrinë të ndalojë
Ministri i Mbrojtjes i qeverisë izraelite i ka urdhëruar ushtrisë të parandalojë ardhjen e aktivistëve - përfshirë Greta Thunberg - të cilët po përpiqen të thyejnë bllokadën e Rripit të Gazës me anijen Madleen. 

"I kam urdhëruar IDF-së të veprojë në mënyrë që Madleen të mos arrijë në Gaza. Gretës antisemite dhe miqve të saj, u them qartë: Duhet të ktheheni prapa, sepse nuk do të arrini në Gaza ", tha Katz.

Kthehuni pas! Qeveria izraelite urdhëron ushtrinë të ndalojë

“Shteti i Izraelit nuk do të lejojë askënd të shkelë bllokadën detare të Gazës, qëllimi kryesor i së cilës është të parandalojë transferimin e armëve te Hamasi, një organizatë terroriste vrasëse që mban pengje dhe kryen krime lufte”, shtoi ai.

Misioni i Madleen u organizua nga organizata Freedom Flotilla dhe midis 12 aktivistëve në të, përveç Greta Thunberg, janë aktivisti brazilian Thiago Avila dhe Rima Hassan, një anëtare franko-palestineze e Parlamentit Evropian.

Poll