BOTA /

‘Kur gjërat duhet të bëhen shpejt’, kompania e ashensorit të përdorur në grabitjen e Luvrit nis fushatën publicitare

Kompania gjermane Böcker, me qendër pranë Dortmundit, publikoi në rrjete sociale një imazh të ashensorit të përdorur gjatë grabitjes, të kapur nga AFP, të shoqëruar me një slogan me humor:

Shkruar nga Versus

‘Kur gjërat duhet të bëhen shpejt’, kompania e

Grabitja spektakolare e tetë bizhuterive historike në Muzeun e Luvrit ka tronditur Francën dhe botën, por ndërsa policia vijon kërkimet për katër autorët e ngjarjes, kompania që prodhoi ashensorin e përdorur gjatë grabitjes e ka kthyer ngjarjen në një fushatë marketingu.

Kompania gjermane Böcker, me qendër pranë Dortmundit, publikoi në rrjete sociale një imazh të ashensorit të përdorur gjatë grabitjes, të kapur nga AFP, të shoqëruar me një slogan me humor:

“Böcker Agilo mund të transportojë deri në 400 kg thesare, me shpejtësi 42 metra në minutë, falë një motori po aq të qetë sa një pëshpëritje.”

‘Kur gjërat duhet të bëhen shpejt’, kompania e

Drejtori i kompanisë, Alexander Böcker, nipi i themeluesit, pranoi se pajisja ishte shitur vite më parë një klienti francez që e jepte me qira në rajonin e Parisit.

Sipas tij, grabitësit e kishin vjedhur pajisjen nga ky klient, duke hequr logon e kompanisë dhe ndryshuar targën.

“Kur pamë që askush nuk ishte lënduar, vendosëm ta marrim me pak humor,” – tha ai, duke sqaruar se slogani “Kur gjërat duhet të bëhen shpejt” ishte ide e tij dhe e bashkëshortes.

Megjithëse e dënon aktin si “absolutisht të papranueshëm”, drejtori pranoi se kompania përfitoi nga fama e muzeut më të njohur dhe më të vizituar në botë për të tërhequr vëmendjen ndaj produktit të tyre.

Pamje nga grabitja në Luvër: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

 

 

 

Poll