BOTA /

Kuvendi i Kosovës miraton pr/ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve! Çmime tavan për produktet

Vetëvendosja deklaroi se fokusi është për mbrojtjen e qytetarëve dhe se ky ligj do të shërbejë si instrument i jashtëzakonshëm në situatë të jashtëzakonshme

Shkruar nga Versus

Kuvendi i Kosovës miraton pr/ligjin për mbrojtjen e

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për masa të përkohshme të produkteve themelore në raste të destabilizimit ne treg, me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve nga shtrenjtimi i paarsyeshëm i çmimeve të produkteve themelore, i njohur edhe si projektligji për çmimet tavan, raporton Anadolu.

Deputetët me shumicë votash, përkatësisht 63 nga 120 deputetë të Kuvendit, votuan pro këtij projektligji, ndërsa 19 ishin kundër dhe nuk kishte asnjë abstenim.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se fokusi është për mbrojtjen e qytetarëve kundrejt abuzimit me çmimet.

“Ky ligj nuk është kundër biznesit dhe tregut të lirë”, shtoi ai.

Murati tha se karakteristikë e legjislacionit është që ai ngushtohet vetëm në disa masa të përkohshme dhe parasheh caktimin e marzhës tregtare për shitje me shumicë dhe pakicë, si dhe caktimin e çmimit maksimal të lejuar.

Karakteristika e dytë, sipas Muratit, është mekanizmi i ri rregullator, përkatësisht themelimi i një bordi të pavarur për masat e përkohshme për rregullimin e çmimit dhe sipas tij, ky bord 5-anëtarësh do të jetë organ i pavarur, i krijuar nga Kuvendi dhe që i raporton po këtij institucioni.

Partitë opozitare në Kuvend e kritikuan këtë ligj duke e cilësuar si pengim të tregut të lirë. Ndërsa kërkuan më shumë kohë për shqyrtimin dhe debatimin e tyre. Versus.al

Poll