BOTA /

Irani lëshon raketë balistike ndaj Turqisë, ndërhyn NATO! Autoritetet turke: Kemi të drejtë të përgjigjemi

Nuk ka patur persona të lënduar, ndërsa Turqia ka njoftuar se është në gatishmëri të lartë për të mbrojtur territorin.

Shkruar nga Versus

Irani lëshon raketë balistike ndaj Turqisë, ndërhyn NATO!

Lufta në Lindjen e Mesme mund të njohë një tjetër përshkallëzim si pasojë e zhvillimeve të fundit në mesdheun lindor.

Turqia ka bërë të ditur se rreth mesditës së sotme një raketë balistike iraniane ka hyrë në hapësirën e saj ajrore pasi kaloi nëpër Irak dhe Siri.

Autoritetet turke njoftuan se municioni balistik u rrëzua nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s, ndërsa nuk ka patur ende asnjë koment nga ana e Iranit lidhur me këtë incident. Pavarësisht se Irani deri më tani nuk ka ndërmarrë ndonjëherë sulme ndaj Turqisë, zhvillimi i sotëm mund të shkaktojë një përshkallëzim të mëtejshëm.

Ministria turke e mbrojtjes ka nënvizuar se është në gatishmëri të plotë për mbrojtjen e vendit pa hezitim. Mes të tjerash thuhet se Turqisë i lind e drejta të përgjigjet. Versus.al

Tags:

nato turqi

Poll