Personi që shihni në foto është Klodian Llomi (Mazari), 35 vjeçari i cili u hapi shumë probleme efektivëve të forcave ‘Shqiponja’ në Dibër gjatë aksionit të zhvilluar për kapjen e tij në një banesë tre katëshe.
Llomi rezulton të jetë shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar në Itali me 6 vite e 7 muaj burg për trafik droge, grup kriminal dhe prostitucion.
Teksa zhvillohej operacioni për kapjen e tij, 35 vjeçari ka hedhur nga muri efektivin Gentjan Meda i cili ishte vënë në ndjekje. Për pasojë Meda pësoi dëmtime të shumta trupore dhe u transportua drejt spitalit të Traumës për shërbim mjekësor më të specializuar. Versus.al


