Policia e Dibrës ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me aksionin e zhvilluar së fundmi për kapjen e 35 vjeçarit të dënuar në Itali, Klodian Llomi (Mazari), gjatë të cilit u plagosën 2 efektivë policie.
Gjatë aksionit, policia njofton se inspektori Gentjan Meda është rrëzuar nga një mur rrethues gjatë tentativës për të kapur Llomin. Për pasojë ka pësuar dëmtime në kokë dhe është transportuar drejt spitalit të Traumës me helikopter.
Ndërsa efektivi tjetër, Bilal Gjapi dyshohet se ka pësuar dëmtime në këmbë.
Në tentativë për t’u arratisur, personi i dënuar në Itali për 3 vepra penale, është hedhur nga kati i dytë i banesës ku fshihej, por është arrestuar më pas. Ndaj tij ka një dënim prej 6 vitesh e 7 muaj burg nga gjykata italiane për grup kriminal, trafik droge dhe prostitucion. Versus.al


