BOTA /

“Largohu nuk je President”, djali i Elon Musk “vjedh” vëmendjen, momente gazmore në zyrën e Trump

Teksa interesi i mediave ishte i lartë për fushatën e ashpër për uljen e shpenzimeve qeveritare dhe shkurtimin e mijëra vendeve të punës në administratë, vëmendje mori edhe prania në konferencë e të birit 4-vjeçar të Musk-ut, X.

Shkruar nga Versus

“Largohu nuk je President”, djali i Elon Musk “vjedh”

Kjo konferencë në krah të presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ishte e para për miliarderin Elon Musk në krye të një departamenti të formuar rishtazi që nuk ka funksione ekzekutive, por këshilluese.

Teksa interesi i mediave ishte i lartë për fushatën e ashpër për uljen e shpenzimeve qeveritare dhe shkurtimin e mijëra vendeve të punës në administratë, vëmendje mori edhe prania në konferencë e të birit 4-vjeçar të Musk-ut, X.

Prania e një të mituri ishte në vetvete diçka e rrallë për një konferencë për shtyp në zyrën e presidentit, por vëmendje tërhoqën disa veprime të tij, si ky moment, kur i afrohet, sheh me dyshim presidentin dhe i thotë të heshtë, ndërsa Trump përpiqet ta zmbrapsë vetëm me një shikim.

X-i vogël që edhe emrin e ka krejt të pazakontë, në një tjetër moment i thotë Trump-it se duhej të largohej pasi nuk ishte president. Ai i ndërpreu disa herë fjalën të atit, përmes disa veprimeve që shkaktuan të qeshura.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Sky News (@skynews)

Tags:

x trump

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: