BOTA /

Letra e Melania Trump për Putin u bë virale, por a u shkrua nga Inteligjenca Artificiale?

Në këtë letër, që Donald Trump ia dorëzoi personalisht Putinit, Melania ngriti temën e fëmijëve të presidentit rus.

Shkruar nga Versus
Letra e Melania Trump për Putin u bë virale, por a u shkrua nga
Melania Trump

Pas bisedimeve të zhvilluara në Alaska mes Donald Trump dhe Vladimir Putin të premten e kaluar, dhe përpara takimit të rëndësishëm të “Koalicionit të Vullnetit” në Uashington sot, Shtëpia e Bardhë publikoi një letër të Zonjës së Parë, Melania Trump, drejtuar presidentit rus.

Në këtë letër, që Donald Trump ia dorëzoi personalisht Putinit, Melania ngriti temën e fëmijëve të presidentit rus. Ajo shkroi se: “Çdo fëmijë ka ëndrra të qeta në zemër, pavarësisht se ku lind — në një fshat të vogël apo në një qytet të madh. Ata ëndërrojnë për dashuri, mundësi dhe siguri.”

Megjithatë, letra u bë virale në internet dhe kritikët vunë re se nuk ishte e qartë për cilët fëmijë po flitej. Disa madje dyshuan se letra mund të ishte pjesërisht e shkruar me ndihmën e inteligjencës artificiale. Strategu demokrat Keith Edëards komentoi në X se letra “nuk thotë shumë” dhe se “shumë pjesë duket sikur janë krijuar nga AI”.

Poll