Libani ka sulmuar me raketa Izraelin verior duke vrarë në total 7 persona, mes tyre edhe 4 punëtorë tajlandezë. Sulmet ishin më vdekjeprurëset që kanë goditur Izraelin që pas hyrjes së ushtrisë në Libanin jugor në fillim të tetorit.
Ushtria izraelite paralajmëroi njerëzit që të evakuoheshin nga më shumë zona të jugut dhe lindjes së Libanit dhe nisi sulmet ajrore që vranë të paktën 24 persona. Rreth 1.2 milionë njerëz janë zhvendosur që nga përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Libanit.
Ministria e Libanit tha se më shumë se 2,800 njerëz janë vrarë dhe 13,000 janë plagosur që nga 8 tetori 2023, kur Hezbollahu filloi të lëshonte raketa në Izrael, duke sjellë më pas edhe reagimin e Izraelit.
Numri i të vdekurve nga më shumë se një vit i luftës Izrael-Hamas në Gaza ka kaluar 43,000 persona raportuan zyrtarët palestinezë këtë javë, pa bërë dallimin midis civilëve dhe luftëtarëve. I gjithë rajoni është nën ethet e një lufte totale pas përplasjes mes Izraelit dhe Iranit. Mirëpo gjërat duket se u qetësuan paksa pasi Izraeli bëri sulmin “hakmarrës’ ndaj Iranit që nuk solli dëme të tjera veç atyre materiale, duke lënë të kuptohet se po bëhet një lloj vetëpërmbajtje për të mos lejuar përshkallëzimin e konfliktit. Versus.al







