BOTA /

Lideri i njohur i partisë së djathtë 'rrëzohet' në duart e badigardëve

Në një video që po qarkullon gjerësisht në rrjete sociale, 42-vjeçari shihet teksa kapet për gjoksin dhe përpiqet të heqë kravatën, përpara se të rrëzohet në krahët e bashkëpunëtorëve të tij, të cilët e ndihmuan dhe e larguan nga vendi i ngjarjes.

Shkruar nga Versus

 

Lideri i njohur i partisë së djathtë 'rrëzohet'

Lideri i partisë së ekstremit të djathtë Chega në Portugali, André Ventura, është rrëzuar për herë të dytë brenda dy ditësh gjatë një tubimi zgjedhor në qytetin Odemira, vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Në një video që po qarkullon gjerësisht në rrjete sociale, 42-vjeçari shihet teksa kapet për gjoksin dhe përpiqet të heqë kravatën, përpara se të rrëzohet në krahët e bashkëpunëtorëve të tij, të cilët e ndihmuan dhe e larguan nga vendi i ngjarjes.

Ventura ishte liruar vetëm një ditë më parë nga spitali në Faro, ku kishte përfunduar pas një episodi të ngjashëm. Mjekët kanë deklaruar se ai vuan nga spazmë ezofageale si pasojë e refluksit gastroezofageal dhe ka gjithashtu tension të lartë.

Deputetja e Chega-s, Marta Silva, tha për CNN Portugal se elektrokardiograma pas kolapsit të sotëm tregoi se nuk ka probleme me zemrën, dhe sipas mjekëve bëhet fjalë sërish për një krizë ezofageale.

Në një video të publikuar më parë në platformën X, Ventura e kishte përshkruar episodin e parë si një përvojë “shumë, shumë të frikshme”.

Ventura e themeloi partinë Chega në vitin 2019 dhe është bërë i njohur për retorikën e tij të fortë ndaj kriminalitetit, imigracionit dhe korrupsionit politik, përfshirë propozime për kastrim kimik të përdhunuesve serialë dhe politika më të ashpra për kufijtë. /Versus.al

Poll