BOTA /

Lufta me Rusinë / Witkoff: Bisedimet me ukrainasit e evropianët, konstruktive e produktive

Vëmendje e veçantë iu kushtua diskutimit të afateve kohore dhe "hapave të mëtejshëm" të përmendur nga i dërguari special i SHBA-së.

Shkruar nga Versus

Lufta me Rusinë / Witkoff: Bisedimet me ukrainasit e evropianët,

Bisedimet midis zyrtarëve amerikanë, evropianë dhe ukrainas gjatë tre ditëve të fundit në Florida për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë kanë qenë produktive dhe konstruktive, tha i dërguari special i SHBA-së Steve Witkoff në një postim në Platformën X.

Delegacioni ukrainas pati një sërë "takimesh produktive dhe konstruktive" me partnerët e tij amerikanë dhe evropianë në Miami, tha ai.

Pati gjithashtu një “takim konstruktiv” të veçantë midis ukrainasve dhe evropianëve, dhe vëmendje e veçantë iu kushtua diskutimit të afateve kohore dhe “hapave të mëtejshëm”, sipas Witkov.

Poll