Presidenti Francez Emmanuel Macron shprehu ngushëllimet e tij për ukrainasit pas një sulmi të ashpër rus në Kryvyi Rih, qytetin e lindjes së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Sulmi i së premtes vrau 19 persona, përfshirë nëntë fëmijë.
“Në këtë ditë zie kombëtare në Ukrainë, mendimet e mia janë me fëmijët dhe të gjitha viktimat civile të sulmeve vdekjeprurëse të kryera nga Rusia, si ai në Kryvyi Rih. Dhe mbrëmë, sulme të shumta ruse shënjestruan zona të banuara në Kiev dhe qytete të tjera ukrainase”, tha Macron.
“Ndërsa Ukraina pranoi propozimin e presidentit Trump për një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar 30-ditor gati një muaj më parë, dhe ndërsa ne punojmë me të gjithë partnerët tanë për të siguruar paqen, Rusia vazhdon luftën e saj me intensitet të ri, duke mos treguar asnjë respekt për civilët”, vazhdoi ai.
“Këto sulme ruse duhet të ndalen. Një armëpushim duhet të arrihet sa më shpejt që të jetë e mundur. Duhet të pasojnë veprime të forta nëse Rusia vazhdon të ngecë dhe të refuzojë paqen. Edhe sa Rusia do të luajë me ofertat e paqes nga SHBA dhe Ukraina, ndërkohë që do të vazhdojë të vrasë fëmijë dhe civilë?”, pyeti ai.
Disa ambasada perëndimore kanë ulur flamujt e tyre në gjysmështizë tw dielwn në kujtim të të vrarëve në Krivoy Rog.
On this day of national mourning in Ukraine, my thoughts are with the children and all civilian victims of the deadly strikes carried out by Russia, such as in Kryvyi Rih on April 4.
Again last night, numerous Russian strikes targeted residential areas in Kyiv…
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) April 6, 2025








