
Kanada- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump u largua më herët nga samiti i G7-ës duke u drejtuar për në Uashington.
Pas largimit të parakohshëm të tij, presidenti francez Emanuel Macron duke aluduar mbi arsyen e largimit tha se mbase bëhet fjalë për vendosjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit.
“Nëse Shtetet e Bashkuara mund të arrijnë një armëpushim, kjo është një gjë shumë e mirë”, u tha Macron gazetarëve në një samit të G7 në Kanada.
Trump nuk ka vonuar për t’i kthyer përgjigjie Macronit nëpërmjet rrjetit të tij “Truth Social” ku shkruan se largimi i tij nuk ka të bëjë me armëpushimin mes Iranit dhe Izraelit, por për diçka më të madhe se aq.
"Ai nuk e ka idenë pse unë jam tani në rrugën time për në Uashington, por sigurisht që nuk ka të bëjë fare me një Armëpushim", shkroi Trump në platformën e tij Truth Social. "Shumë më e madhe se kaq."
Trump, i cili e përshkroi Macron si "kërkues publiciteti", tha: "Qoftë qëllimisht apo jo, Emmanuel gjithmonë gabon. Qëndroni të sintonizuar!" Versus.al







