BOTA /

Maduro lëshoi urdhër-arrest për të, kandidati i opozitës largohet nga Venezuela! Kërkon azil politik në Spanjë

Kandidati opozitar fitoi zgjedhjet, por rezultati nuk u pranua nga Maduro i cili shpalli fitoren dhe lëshoi mandat arresti për kundërshtarin e tij politik.

Shkruar nga Versus
Maduro lëshoi urdhër-arrest për të, kandidati i
Edmundo Gonzales

Kandidati presidencial i opozitës venezueliane Edmundo González për të cilin presidenti aktual Nicolas Maduro ka lëshuar urdhër arresti është larguar nga Venezuela. Lajmin e bëri me dije ministri i Jashtëm spanjoll, Jose Manuel Albares i cili tha se Gonzalez ka kërkuar azil politik në Spanjë.

“Edmundo González, me kërkesën e tij, fluturoi për në Spanjë me një aeroplan të forcave ajrore spanjolle”, tha José Manuel Albares në një deklaratë në internet, duke shtuar se “qeveria e Spanjës është e përkushtuar ndaj të drejtave politike dhe integritetit fizik të të gjithë venezuelianëve”.

Largimi i befasishëm i kandidatit, të cilin opozita e Venezuelës dhe disa qeveri të huaja e konsiderojnë fitues legjitim të zgjedhjeve presidenciale të korrikut, vjen vetëm disa ditë pasi qeveria urdhëroi arrestimin e tij.

Zëvendëspresidentja e Venezuelës Delcy Rodriguez tha se González, i cili kandidoi kundër presidentit Nicolas Maduro në korrik, u largua pasi "kërkoi vullnetarisht strehim në ambasadën spanjolle në Karakas disa ditë më parë".

Ajo tha se qeveria Maduro, e cila kishte urdhëruar arrestimin e kandidatit, vendosi t'i jepte González një kalim të sigurt jashtë vendit për të kontribuar në paqen politike të vendit. Një avokat i Gonzalez konfirmoi për AFP se kandidati i opozitës ishte nisur për në Spanjë.

González, një ish-diplomat 75-vjeçar, ishte një kandidaturë minutës së fundit kur liderja e opozitës María Corina Machado u ndalua të kandidonte. I panjohur më parë për shumicën e venezuelianëve, fushata e tij megjithatë ndezi me shpejtësi shpresat e miliona venezuelianëve të dëshpëruar për ndryshim pas një rënieje të lirë ekonomike prej një dekade. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: