BOTA /

“Makthi britanik”, raketat “Storm” vrasin gjeneralin rus dhe 500 ushtarë të Koresë së Veriut

Besohet se 18 oficerë të presidentit rus Vladimir Putin u vranë gjithashtu, ndërsa 18 të tjerë u plagosën.

Shkruar nga Versus
“Makthi britanik”, raketat “Storm” vrasin gjeneralin rus
Gjenerali rus Valery Solodchuk

Një gjeneral rus dhe 500 trupa të Koresë së Veriut mësohet se janë vrarë nga raketat britanike Storm Shadoë në një sulm vdekjeprurës.

Sulmi nga Ukraina të mërkurën e kaluar i ka dhënë goditje përfundimtare gjeneralit Valery Solodchuk.

Besohet se 18 oficerë të presidentit rus Vladimir Putin u vranë gjithashtu, ndërsa 18 të tjerë u plagosën.

Global Defense Corp me bazë në SHBA raportoi se 500 ushtarë të Koresë së Veriut që luftonin përkrah rusëve humbën jetën nga shpërthimi. Po ashtu edhe një prej gjeneralëve të Kim Jong Un mbeti i plagosur nga shpërthimet e raketave, shkruan The Sun.

Është hera e parë që raketat e Mbretërisë së Bashkuar janë përdorur për të shpërthyer objektiva thellë brenda Rusisë. Humbjet, të cilat ende nuk janë konfirmuar nga autoritetet ruse ose koreano-veriore, mund të shpjegojnë pse Putini reagoi duke lëshuar një raketë hipersonike në rajonin Dnipro të Ukrainës të enjten.

Më herët gjatë javës, deri në 12 raketa Storm Shadoë u lëshuan nga një avion ukrainas. Raketat britanike Storm Shadoë janë një makth për armiqtë, pasi ato janë të afta të shmangin mbrojtjen ajrore. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: