Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se mund të shkojë në Lindjen e Mesme në fund të kësaj jave, pasi një marrëveshje paqeje midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza është "shumë afër".
"Mund të shkoj atje diku nga fundi i javës, ndoshta të dielën, në fakt. Dhe do ta shohim, por ka një shans shumë të mirë. Negociatat po shkojnë shumë mirë", u tha Trump gazetarëve gjatë një eventi në Shtëpinë e Bardhë.
"Negociatat tona të fundit, siç e dini, janë me Hamasin dhe duket se po shkojnë mirë. Pra, do t'ju njoftojmë, nëse është kështu, do të nisemi ndoshta të dielën, ndoshta të shtunën."
Trump tha se sapo kishte bërë një bisedë telefonike me zyrtarët në Lindjen e Mesme, ku i dërguari i tij i posaçëm, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij, Jared Kushner, sapo ishin bashkuar në diskutime në Egjipt. Versus.al







