BOTA /

Mbështetësit e Vuçiçit vjedhin lëngje dhe ushqime

Në ditët që i paraprinë tubimit, përpara Kuvendit të Serbisë janë vendosur çadra, stenda me ushqim dhe tualete publike të lëvizshme. ubimi treditor në Beograd nisi në kulmin e protestave studentore që po mbahen tash e disa muaj në Serbi.

Shkruar nga Versus

Mbështetësit e Vuçiçit vjedhin lëngje dhe ushqime

Sot në kryeqytetin e Serbisë nisi një tubim treditor i partisë SNS e udhëhequr nga Aleksandar Vuçiç, por një ditë para tubimit, saktësisht të premten në mbrëmje, ata që po përgatiteshin të mbështesin pushtetin aktual kanë marrë nga stendat ushqim dhe pije, dhe sipas dëshmitarëve okularë, janë kthyer për të marrë edhe më shumë ushqime.

Në ditët që i paraprinë tubimit, përpara Kuvendit të Serbisë janë vendosur çadra, stenda me ushqim dhe tualete publike të lëvizshme.

Kalimtarët dhe ata që janë të detyruar të kalojnë nëpër këtë pjesë të Beogradit dje vunë re se era po i rrëzonte çadrat, dhe gjithashtu fotografuan një stendë me kifle që ishte ngjitur pranë tualeteve publike, raportoi nova.rs.

Megjithatë, të premten në mbrëmje është filmuar se si disa persona që morën pjesë në tubimin e djeshëm, i cili është fillimi i një mitingu treditor, po merrnin ushqim dhe pije falas.

Në pamjet e publikuara në profilin X të një zonje, mund të shihet se disa prej tyre po merrnin edhe paketime me lëngje.

Ndryshe, mbështetësit e pushtetit në Serbi kanë nisur tubimin “Ne nuk heqim dorë nga Serbia” që është thirrur nga presidenti serb, Vuçiç.

Tubimi treditor në Beograd nisi në kulmin e protestave studentore që po mbahen tash e disa muaj në Serbi.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: