BOTA /

Media iraniane e zbulon për herë të parë: Presidenti Pezeshkian mbeti i plagosur nga sulmet izraelite

Sipas medias iraniane, Pezeshkian u dëmtua në këmbë dhe arriti të largohej përmes daljes së emergjencës.

Shkruar nga Versus

Media iraniane e zbulon për herë të parë: Presidenti

Teherani ka zbuluar për herë të parë se presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian mbeti i plagosur gjatë sulmeve që Izraeli kreu në qershor.

Mediat iraniane bëjnë me dije se Pezeshkian kishte mbetur i plagosur në këmbë gjatë sulmeve me raketa izraelite dhe ishte detyruar të largohej përmes një kapaku emergjence.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, 70 vjeçari Pezeshkian pësoi një dëmtim në këmbë pas sulmit më 16 qershor, ku të pranishëm ishin kryetari i parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf dhe kreu i gjyqësorit Mohseni Ejei.

Agjencia tha se sulmi kishte ngjashmëri me sulmin që vrau e udhëheqësin e Hezbollahut vitin e kaluar, Hassan Nasrallah, në Bejrut.

"Sulmi ndodhi para mesditës së së hënës, më 16 qershor, ndërsa po mbahej një takim i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare me krerët e tre degëve të qeverisë dhe zyrtarë të tjerë të lartë në katet e poshtme të një ndërtese në Teheranin perëndimor", tha raporti. Versus.al

Poll