
BEOGRAD - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nesër në orën 18:00 do t'i drejtohet kombit me rastin e ngjarjeve të fundit në Kosovë duke shpallur dhe okupimin e pjesës veriore të Kosovës, shkruan media serbe kurir.rs
Sipas kësaj medie, në tavolinë përveç disa opsioneve është dhe ai për shpalljen e okupimit të një pjese të territorit të Kosovës.
'Kjo për shkak të terrorit që populli ynë në Kosovë po vuan prej vitesh dhe i cili është përshkallëzuar ditët e fundit', citohet në artikull.
Kujtojmë se pardje, presidenti Vuçiç, në prani të shefit të diplomacisë, Marko Gjuriq dhe drejtorit të Zyrës për Kosovën Petar Petkoviq, njoftoi se në 72 orët e ardhshme do t'u drejtohet qytetarëve të Serbisë duke thënë se çfarë kërkon Serbia dhe çfarë do të bëjë./ Versus.al








