BOTA /

Mediat: Pa normalizim me Kosovën, Holanda s’ia hap derën Serbisë në BE

Shkruar nga Versus

Mediat: Pa normalizim me Kosovën, Holanda s’ia hap derën

Qeveria e Holandës po synon të pengojë Serbinë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Njëra ndër arsyet është edhe për shkak të mos-normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Ministri holandez Caspar Veldkamp, deklaroi se Serbia ‘nuk është ende gati’ për hapin e ardhshëm dhe nuk ka arritur të bëjë ‘përparim të mjaftueshëm në fushën e sundimit të ligjit’.

Ai theksoi se pozicioni i politikës së jashtme të Serbisë nuk ka lëvizur mjaftueshëm në përputhje me politikën e jashtme të BE-së, siç kanë bërë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

‘Pra, ne presim më shumë hapa nga Serbia’, u shpreh tutje, raporton media holandeze ‘Dutch Times’.

Të 27 shtetet anëtare duhet të bien dakord që një vend aspirant të bashkohet me bllokun.

Veldkamp shpreson se vendet e tjera të BE-së do të miratonin qëndrimin holandez ‘në mënyrë që Holanda të mos e vetme në këtë nismë.

Serbia aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 2009 dhe negociatat aktuale filluan në vitin 2014.

Një nga pengesat më të mëdha është Kosova, e cila ishte pjesë e Serbisë deri në vitin 2008 kur shpalli pavarësinë.

Serbia nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por e konsideron atë si një krahinë autonome. Serbisë nuk i kërkohet të njohë pavarësinë e Kosovës për t’u anëtarësuar në BE, por duhet të pranojë kufijtë e saj aktualë.

Muajin e kaluar Holanda ishte një nga disa vende që hodhën poshtë propozimin e Hungarisë për të çuar përpara bisedimet e pranimit.

Kroacia, Estonia, Finlanda, Gjermania, Letonia, Lituania, Holanda dhe Suedia ishin midis atyre që kundërshtuan masën.

Në veçanti, ata po e drejtojnë gishtin në historikun e paqartë të Beogradit për të drejtat themelore, marrëdhëniet me Kosovën dhe, veçanërisht, refuzimin e vazhdueshëm për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: