Madje një prej rrugëve ajrore që Putin mund të përdorte për të shkuar në Hungari, u përmend edhe territori shqiptar. Por së fundmi mediat kanë bërë me dije se Bullgaria do të hapë një korridore që do të lejojë avionin presidencial rus të fluturojë në hapësirën e saj ajrore në mënyrë që shefi i Kremlinit të arrijë në Budapest për takimin e planifikuar me Trump.
Lajmi u konfirmua edhe nga ministri i Jashtëm bullgar, Georg Georgiev. "Nëse mbajtja e një takimi është një kusht për arritjen e paqes, është logjike që kjo të ndodhë përmes të gjitha kanaleve të mundshme", shpjegoi ai në margjinat e një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg.
“Si propozohet të mbahet takimi nëse njëri nga pjesëmarrësit nuk mund të arrijë në të?”, shtoi Georgiev.
Një zyrtar bullgar po ashtu konfirmoi se Moska ende nuk ka paraqitur kërkesë zyrtare për të lejuar avionin e Putinit të kalojë mbi shtetin ballkanik.
Bullgaria nuk kufizohet drejtpërdrejt me Hungarinë. Megjithatë, të dyja vendet kufizohen me Serbinë, e cila ka lidhje të forta historike me Moskën. Kalimi nëpër Bullgari do të shkurtonte ndjeshëm kohën e fluturimit të Putinit drejt Budapestit. Versus.al







