
Mark Rutte do të jetë Sekretari i ardhshëm i Përgjithshëm i NATO-s pasi të 32 anëtarët e aleancës ranë dakord që kryeministri holandez në largim të pasojë Jens Stoltenberg.
Pas miratimeve nga Hungaria dhe Sllovakia të martën, Rumania konfirmoi mbështetjen e saj për Rutte të enjten, teksa presidenti rumun Klaus Iohannis tërhoqi kandidaturën e tij për këtë post.
Gjatë një takimi të Këshillit të Lartë të Mbrojtjes Kombëtare, Iohannis tha se kishte njoftuar aleatët e NATO-s për tërheqjen e kandidaturës së tij.
Rutte do të marrë drejtimin e NATO-s në një moment kritik.
Puna e tij e re do të fillojë më 2 tetor, pak më shumë se një muaj përpara zgjedhjeve në SHBA, të cilat do të formësojnë fatin e aleancës ushtarake që ka shërbyer si parandalimi më i suksesshëm i Evropës Lindore ndaj një Rusie agresive.
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kandidati aktual republikan, është zotuar të qëndrojë në NATO , por kërcënoi se do të shkurtojë ndihmën e SHBA-së për Ukrainën nëse rizgjedh.
Rutte është kritikuar se nuk është mjaftueshëm aktiv në kërkimin e mbështetjes nga vendet e Evropës Lindore, të cilët vunë në dyshim mbështetjen e tij para 2014 për projektin e gazsjellësit rus Nord Stream 2.
Rutte gjithashtu dështoi të sillte shpenzime për NATO-n në targetin prej 2 për qind të PBB-së gjatë mandatit të tij 14-vjeçar si kryeministër i ekonomisë së pestë më të madhe të BE-së.







