
Ruajtja e moratoriumit për gjuhën Greko-turke, trajtimi i emigracionit të paligjshëm si dhe çështja e Qipros ishin disa prej temave të diskutimit mes kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.
Të dy liderët u takuan gjatë samitit të NATO-s që po mbahet në Uashington të SHBA-ve. Ata u shprehën se qëllimi i tyre është ruajtja e klimës positive mes dy vendeve dhe shmangia e konflikteve.
Çështja e Qipros ishte më ajo më me interes mes të dyja palëve. Mitsotakis theksoi se 50 vjet pas tragjedisë të ndodhur në 1974, Qiproja nuk mund të mbetet më e ndarë ndërsa theksoi nevojën e rifillimit të bisedimeve për të zgjidhur këtë çështje.
Presidenca turke, nga ana e saj, në informimin e saj për takimin, shmangu referimin për çështjen e Qipros, duke u mjaftuar me deklarimin se "Turqia vazhdon përpjekjet e saj për të zhvilluar një frymë solidariteti me Greqinë bazuar në parimin e fqinjësisë së mirë dhe se këto përpjekjet do të vazhdojnë të rriten”. Versus.al








