BOTA /

Momente intime nga jeta e Asadit, xhihadistët publikojnë FOTO të presidentit sirian pas sulmit në pallatin e tij

VIDEO e pallatit bosh të familjes Assad në Aleppo - Assad i ri dhe i buzëqeshur me rroba banje në det

Shkruar nga Versus

Momente intime nga jeta e Asadit, xhihadistët publikojnë  FOTO

Në një seri suksesesh ushtarake, xhihadistët e grupit islamik Hayat Tahrir al-Shama (HTS) dhe rebelët kundër regjimit arritën të pushtonin qytetin e Alepos më 1 dhjetor, pas një ofensive që filloi më 27 nëntor.

Alepo, një qytet i rëndësishëm historik dhe strategjik në Sirinë veriore , është tani bastioni më i fortë i HTS, i cili po shënon sukseset e tij më të mëdha që nga viti 2016.

Marrja e Alepos u shoqërua me bastisjen e rebelëve në pallatin e presidentit Bashar al-Assad. Luftëtarët e HTS publikuan pamjet e bastisjes së tyre, duke zbuluar jo vetëm suksesin e tyre ushtarak, por edhe momente intime nga jeta e Asadit, përmes fotografive të gjetura në pallatin e familjes në qytet.

Ndërsa rëndësia ushtarake e kapjes së pallatit është e padiskutueshme, imazhet që ranë në sy ishin ato të Asadit në momente private nga vitet e tij të rinisë. Fotot bënë xhiron e rrjeteve sociale./Versus.al

Momente intime nga jeta e Asadit, xhihadistët publikojnë  FOTO

Poll