
Brazil-Momenti tronditës kur një grua sulmon rastësisht një fëmijë para se se një kalimtar ndërhyn për ta ndëshkuar ka marrë reagime të shumta në rrjet.
Në video shihet gruaja kur papritur zgjat krahun dhe pa asnjë arsye godet me shpullë në fytyrë vogëlushen ndërsa po kalonte rrugën.
Nëna tenton të hakmerret por tërhiqet nga krahu nga vogëlushja.
Ndërkohë një kalimtar i rastit që ishte dëshmitar i sulmit nuk u përmbajt dhe godet gruan me shkelm.
Gruaja bie menjëherë në tokë dhe burri tenton ta godasë me shkelm sërish por ndalohet nga kalimtarë të tjerë.
Përdoruesit e rrjeteve sociale ishin të ndarë në dy pjesë për ngjarjen e rëndë.
Disa mbajtën anën e burrit që goditi gruan ndërsa disa të tjerë u shpreh se kundërsulmi i kalimtarit nuk ishte e përshtashëm.








