Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka reaguar pas pretendimeve të Izraelit se Irani ka thyer armëpushimin duke goditur me raketa. Trump shprehet në “Truth Social” se Izraeli nuk duhet kurrsesi të kryejë sulme, ndërsa urdhëron pilotët izraelitë të kthehen mbrapsht pa hedhur bomba në Iran.
Presidenti i SHBA-së shkruan: "IZRAEL. MOS I HIDH ATO BOMBA. NËSE E BËN, ËSHTË NJË SHKELJE E MADHE. SILLNI PILOTËT TUAJ NË SHTËPI, TANI!"
Paralajmërimi vjen pas një armëpushimi të rënë dakord midis Iranit dhe Izraelit, i cili hyri në fuqi herët këtë mëngjes. Marrëveshja u ndërmjetësua nga SHBA-të dhe Katari. Por Trump thotë se si Irani ashtu edhe Izraeli e kanë shkelur armëpushimin. Versus.al







