BOTA /

"Mos udhëtoni në Serbi", Kroacia paralajmëron qytetarët e saj pas ngjarjes që ndodhi mbrëmë

Ky reagim vjen pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme ku 13 aktivistë, mes tyre edhe 2 shqiptarë që po merrnin pjesë në një workshop, u dëbuan nga policia serbe brenda hotelit ku po mbahej organizimi.

Shkruar nga Versus
"Mos udhëtoni në Serbi", Kroacia paralajmëron
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Ministria e Jashtme e Kroacisë u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet në Serbi, pas incidentit të ndodhur mbrëmë në Beograd ku u arrestuan dhe më pas u dëbuan të paktën 14 anëtarë të organizatave të shoqërisë civile.

“Tregoni kujdes, monitoroni situatën aktuale dhe merrni informacione më të detajuara para se të udhëtoni për shkak të veprimeve të regjistruara të papërshtatshme dhe të pabaza të autoriteteve të Republikës së Serbisë ndaj qytetarëve kroatë”, thuhet në njoftimin për media.

Një grup policësh civilë bastisën mëngjesin e djeshëm hotelin ku po qëndronin aktivistët nga disa vende Europiane, të cilët ndodheshin aty në kuadër të një “workshopi” për ekonominë.

Mes tyre ishin katër vajza kroate dhe dy shtetas shqiptarë. Ata u shoqëruan në polici, u morën në pyetje për orë të tëra dhe u detyruan të firmosin dokumente pa ditur përmbajtjen, që rezultuan se ishin fletë dëbimi për një vit nga Serbia me arsye për “sigurinë kombëtare”.

Në një letër të hapur, 310 organizata nga e gjithë Europa u bën thirrje “institucioneve të BE-së dhe shteteve anëtare të BE-së që t’i marrin seriozisht këto shkelje të të drejtave të njeriut të kryera nga qeveria serbe dhe të përdorin mjete politike dhe institucionale për ta mbajtur qeverinë serbe përgjegjëse për veprimet e saj kundër qytetarëve dhe qytetarëve të saj të vendeve fqinje që përballen me shkelje të të drejtave civile, të dokumentuara në detaje nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”.

Autoritetet serbe “kërkojnë fuqishëm që të japin një shpjegim transparent të këtyre veprimeve të paarsyeshme dhe të paligjshme kundër aktivistëve civilë nga vendet anëtare dhe kandidatët e BE-së dhe të sigurojnë që një trajtim i tillë i padrejtë të mos përsëritet”.

Ato theksojnë se regjimi i presidentit Aleksandër Vuçiç po “kërkon armiq të jashtëm”, teksa gjendet nën presion të madh nga qytetarët e vetë për t’u dorëhequr. Versus.al

Poll